Arrestohet një burrë në Obiliq, mashtroi një grua – i mori para dhe sasi ari NULL NULL 26.01.2024 08:34 26.01.2024 08:34 Foto ilustruese Është arrestuar një burrë në Obiliq, i cili dyshohet se ka mashtruar një grua dhe i ka marrë asaj para dhe sasi ari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti duke e mashtruar i kishte marrë viktimës femër kosovare një shumë të parave dhe një sasi ari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.