Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se kanosi një person në lokalin e tij NULL NULL 15.02.2025 10:30 15.02.2025 10:30 Foto ilustruese e arrestimit. Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se i ka shkuar në lokal një personi dhe e ka kanosur. Policia bën me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shkuar te lokali i viktimës mashkull kosovar dhe kishte kanosë atë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.