Arrestohet në Turqi kreu i bandës serbe, Zelko Bojaniq NULL NULL 06.11.2022 20:56 06.11.2022 20:56 Njëri nga kriminelët më të kërkuar në botë, kreu i bandës serbe, Zelko Bojaniq, është arrestuar sot në Turqi. Mësohet se kreu i bandës serbe, Zeljko Bojaniq, emri i të cilit është i përfshirë në kontrabandë droge dhe i kërkuar me njoftim të kuq nga Interpoli, është kapur në vilën e tij në Stamboll Sarıyer, shkruan t24, transmeton klankosova.tv. Ai dyshohet për vrasjen e Rosto Mijonovikut, i cili gjithashtu është shtetas serb. Me dyshimin se Bojaniq mund ta varroste viktimën aty, ekipet e policisë turke gërmuan në kopshtin e shtëpisë. Shtëpia dhe kopshti i gërmuar i Zelko Bojaniqit, i cili u deklarua se ishte kapur, është vëzhguar dhe parë me dron, nga ajri. Interpoli kishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për Bojaniqin nën dyshimin e përfshirjes së tij në kontrabandën e drogës.