Arrestohet në Lipjan shtetasi i huaj për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi NULL NULL 12.11.2025 09:08 12.11.2025 09:08 Një shtetas i huaj është arrestuar nga policia në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi. Policia bën të ditur përmes raportit se nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.