Arrestohet në Kosovë i kërkuari për vrasje, kërkohej nga Maqedonia e Veriut NULL NULL 21.05.2025 20:36 21.05.2025 20:36 Policia e Kosovës në intervenim. Foto ilustruese / Klankosova.tv Një person në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga njësiti FAST në territorin e Republikës së Kosovës. I dyshuari ka qenë i kërkuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Siç mëson Klankosova.tv, ai kërkohet nga institucionet maqedonase për veprën penale “vrasje”. Ndërkaq, portali “Sinjali” raporton se i dyshuari është Isak Musli. Isak Musli Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.