Arrestohet në Belgjikë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani NULL NULL 16.07.2024 14:01 16.07.2024 14:01 Besar Nimani Është arrestuar në Belgjikë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit me prejardhje nga Kosova, Besar Nimani. Njoftimi u bë përmes një komunikate të përbashkët të policisë dhe prokurorisë së Bielefeldit, transmeton Klankosova.tv Prangosja e Huseyin Akkurt, u bë të hënën rreth orës 14:00 në Bruksel, në një aksion të përbashkët mes autoriteteve belge dhe gjermane. Akkurt ishte shpallur në kërkim me anë të një urdhërarresti nga policia e Bielefeldit, transmeton Klankosova.tv Derisa po vazhdojnë kërkimet edhe për të dyshuarin e dytë, Ayman Dawoud Kirit. Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra në Bielefeld më 9 mars të këtij viti. Ngjarja tragjike tronditi opinionin në Gjermani, Kosovë dhe më gjerë/ Klankosova.tv