Arrestohet ish-ministri i Maqedonisë së Veriut për tragjedinë në Koçan NULL NULL 17.03.2025 19:05 17.03.2025 19:05 Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në Koçan. Siç raporton Alsat, ai është në mesin e 23 të dyshuarve për tragjedinë në klubin e natës ku humbën jetën 59 persona e shumë të tjerë u lënduan. Ndërkohë, Prokurori i shtetit, Ljupço Kocevski ka bërë të ditur se edhe ish-kryetari i komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, aktualisht ndodhet në ndërtesën e Prokurorisë duke dhënë deklaratë. Ai tha se ekipi i prokurorisë është zgjeruar në 9 prokurorë publikë, të cilët janë duke punuar intensivisht për të siguruar dëshmi për tragjedinë me të cilën u përball Koçani dhe mbarë Maqedonia.