Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet i dyshuari për therje me thikë të një personi në Lipjan

NULL NULL
29.07.2025 23:01
Fotoilustrim
Foto ilustrim

Është arrestuar i dyshuari që theri me thikë një person në Lipjan.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani, ndërkaq viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan.  Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Kurse, një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv

Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu

lajme të ngjashme