Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu

NULL NULL
29.07.2025 21:46
Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: Klankosova.tv

Një therje me thikë raportohet të ketë ndodhur sot (e martë) rreth orës 18:30 në Lipjan, pranë një marketi.

I lënduar dyshohet të ketë mbetur një person.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari për këtë rast është nga fshati Shalë i Lipjani dhe dyshohet se kishte dalë rishtazi nga burgu.

Ndërkaq, viktima është nga fshati Kojskë, po nga Lipjani.

Ende nuk dihet motivi i këtij rasti.

Redaksia e Klanit ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme