Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet i dyshuari për krime lufte – 15 të vrarë, 16 të zhdukur në Skenderaj (VIDEO)

NULL NULL
15.04.2026 07:32

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në fshatin Soqanicë në veri të Kosovës të dyshuarin Dejan Pelleviq i cili dyshohet për krime lufte gjatë vitit 1999.

Gazetari, Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” tha se i arrestuarit dyshohet se gjatë marsit të vitit 1999 i njëjti i veshur si pjesëtar i MUP-it serb, ka kryer krime ndaj popullatës civile në dy lokacione të ndryshme, raporton KlanKosova.tv.

I njëjti dyshohet se ka vepruar në grup, teksa 15 persona dyshohet se janë viktima të drejtpërdrejta të tij, kurse 16 persona që ende figurojnë të zhdukur po ashtu dyshohet se kanë qenë viktima të Dejan Pelleviq.

lajme të ngjashme