Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Durrës, ku u plagos një 70-vjeçar

NULL NULL
18.07.2024 21:08
Policia e Shqipërisë
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar gjuajtjen me armë zjarri në Durrës, ku sipas tyre i plagosur ka mbetur një person i moshës 70-vjeçare.

Në njoftimin e policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar derisa po tentonte të largohej.

“Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar. Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë”.

“Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.

“Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme