Arrestohet gjakovarja, dyshohet se vodhi paratë e bamirësisë NULL NULL 08.07.2022 09:29 08.07.2022 09:29 Një femër është arrestuar në Gjakovë, pasi e njëjta dyshohet se ditë më parë kishte vjedhur në barnatore një kuti xhami ku grumbullohen parat për bamirësi. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për arsye se ditë më parë dyshohet se kishte vjedhur nga barnatorja e ankuesit kosovar një kuti xhami në të cilat kishte para që i grumbullonin personat për bamirësi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.