Arrestohet e gjobitet shkatërruesi (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 18.12.2022 20:39 nga Valdrin Ibishi 18.12.2022 20:39 Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti ka larguar një pengesë në trotuare tek rruga “Hekurudha”. Për këtë veprim kryetari Përparim Rama publikoi edhe një video ku pretendon se këtë dëmtim të infrastrukturës rrugore e bëri një shofer autobusësh. Televizioni kontaktoi me pronarin e kompanisë që shihet në xhirimin e shpërndarë nga i pari i komunës. I njëjti nuk dha detaje pse automjeti i tyre ishte në atë zonë gjatë kohës kur edhe u bë largimi i pengesës në zonën e trotuarit, derisa mohoi edhe se personi i cili shihet aty është punëtor i tij. Megjithatë, personi që bëri këtë veprim gjatë të dielës u shoqërua në polici dhe pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt. Megjithatë, nuk shpëtoi pa gjobë nga Inspektorati Komunal dhe hapje të rastit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë. Ndërkohë nga komuna bënë thirrje që të tilla raste të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve në kryeqytet, derisa publikuan edhe disa numra telefonikë.