Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vrasë babanë me sëpatë në Deçan

NULL NULL
06.02.2026 08:29

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Klan Kosova se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Brenda këtij afati, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

I njëjti shtoi mbrëmë se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë. /Klankosova.tv

Tentim vrasja e prindit, Policia aktivizohet për kapjen e djalit të dyshuar nga Deçani

E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain

lajme të ngjashme