E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain NULL NULL 05.02.2026 20:08 05.02.2026 20:08 Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij. Kështu ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj nga burime të sigurta. Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, tha për Klanin se i lënduari është duke u trajtuar, dhe i njëjti ka lëndime serioze. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale. Nuk ka ende person të arrestuar”, tha ai.