Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet 49-vjeçari në Shqipëri, përndiqte një grua

NULL NULL
07.04.2026 10:08

Një person është arrestuar në Shqipëri, nën dyshimet se ka përndjekur një grua të moshës 42-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Borsh të Sarandës, me ç’rast 49-vjeçari është prangosur nga policia shqiptare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë, Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 49 vjeç, banues në Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja M. M., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila pretendon se është përndjekur dhe dhunuar psikologjikisht nga ky shtetas, si dhe i është vjedhur telefoni celular.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Gjithashtu, thuhet se pas këtij rasti është arrestuar edhe bashkëshorti i 42-vjeçares, pasi është përfshirë në një konflikt me autorin.

lajme të ngjashme