Arrestohet 27-vjeçari në Lezhë, dyshohet se shiste substanca narkotike NULL NULL 06.06.2024 16:13 06.06.2024 16:13 Foto ilustruese: Policia e Shqipërisë Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është arrestuar një 27-vjeçari, i cili dyshohet se shiste substanca narkotike. Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar një sasi e dyshuar e këtyre substancave, përcjell Klankosova.tv. “Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik. Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit O. K., i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet tutje në njoftim.