Arrestohet 22-vjeçari nga Kosova, iu gjet lëndë narkotike në automjet derisa ishte në Shqipëri NULL NULL 03.09.2023 12:55 03.09.2023 12:55 Një 22-vjeçar kosovar me inicialet K.H. është arrestuar në Muriqan të Shqipërisë pasi i janë gjetur lëndë narkotike në veturë. Ndërsa edhe një 21 vjeçar nga Kosova që ndodhej në veturë është duke u ndjekur penalisht. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.