Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet 19-vjeçari pakistanez në Gjirokastër, transportoi liegalisht emigrantë

NULL NULL
26.12.2024 11:54
Foto ilustruese

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Turn 1”, duke arrestuar një shtetas pakistanez për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë kontrollit në aksin “Tepelenë-Memaliaj”, policia ndaloi një automjet që transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë. Drejtuesi i mjetit me iniciale A. A., 19 vjeç, fillimisht refuzoi të ndalonte dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi, por më pas braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve policore, i riu 19-vjeçar u arrestua.

Nga ana tjetër, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Euronews Albania/.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.