Arrestohen tre persona për vjedhje në markete të Fushë Kosovës dhe Prishtinës NULL NULL 22.10.2025 09:05 22.10.2025 09:05 Prodhimet ne markete Tre persona janë arrestuar të martën në Fushë Kosovë dhe Prishtinë për vjedhje në tri markete. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një rast ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, ku dy persona u arrestuan në flagrancë gjatë vjedhjes së sendeve ushqimore në një market. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa në rastin tjetër, policia njoftoi se është arrestuar një person për vjedhje në dy markete më 20 tetor. I dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv