Arrestohen një 23-vjeçare dhe një 40-vjeçar në Prishtinë, dyshohen për pesë vjedhje të rënda NULL NULL 29.08.2024 21:19 29.08.2024 21:19 Foto ilustruese e arrestimit. Policia ka arrestuar një 23-vjeçare dhe një 40-vjeçar në Prishtinë, të dyshuar për vjedhje të rënda, konkretisht për pesë raste të vjedhjeve. Në njoftimin e policisë thuhet se rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole. “Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: A. M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës”. “Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.