Arrestohen në Gjilan, persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore NULL NULL 20.05.2024 15:44 20.05.2024 15:44 Arrestim, foto ilustruese Policia në Gjilan, Stacioni Policor Viti në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë javës që lamë pas kanë punuar intenzivisht në realizimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykata. Në kuadër të këtyre detyrave Stacioni Policor Viti vetëm javën e fundit kanë realizuar 12 urdhëresa penale të lëshuara nga gjykata themelore, njofton Klankosova.tv. Personat e dënuar kanë bërë pagesën ose janë dërguar ne vuajtje te dënimit me burg, varësisht nga dënimet që kanë pas në bazë të urdhëresave gjyqësore. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.