Arrestohen katër shtetase kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një person nga Kosova NULL NULL 09.04.2026 15:09 09.04.2026 15:09 Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër shtetase kineze, pasi dyshohet se kishin marrë me qira dy ambiente dhe i kishin përshtatur për prostitucion. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, me ç’rast janë proceduar edhe katër shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova. Sipas raportimeve, ato kishin marrë me qira dy ambiente në Golem dhe te Shkëmbi i Kavajës, duke i përshtatur për prostitucion. “Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase e ushtronin aktivitetin në dy ambiente të marra me qira, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit, Durrës, duke i përshtatur për prostitucion. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.”, thuhet në njoftimin e policisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër pasaporta dhe një shumë parash. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. /Klankosova.tv