Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen katër persona për tentim vrasje në Gjakovë

NULL NULL
26.02.2024 08:58
kacanik arrestimi
Foto ilustruese, arrestim

Janë arrestuar katër burra në Gjakovë të cilët dyshohen për tentim vrasje.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën ndërsa të dyshuarit janë kapur një ditë më vonë, përcjell Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe gjatë kontrollimit në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 fishekë po ashtu të kalibrave të ndryshëm, bën me dije policia.

“Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”.

 

lajme të ngjashme