Arrestohen gruaja dhe burri, u përleshen mes vete NULL NULL 05.10.2023 08:44 05.10.2023 08:44 policia Është arrestuar një çift bashkëshortor, pasi dyshohet se janë përleshur mes vete. Burri ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gruaja ka refuzuar tretmanin mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Janë arrestuar i dyshuari dhe e dyshuara (çift bashkëshortorë) nën dyshimin se janë përleshur fizikisht. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara ka refuzuar tretmanin mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.