Arrestohen dy vushtrrias, e ngacmuan një vajzë NULL NULL 13.06.2025 23:48 13.06.2025 23:48 Policia ka arrestuar dy persona të premten në Vushtrri, pasi dyshohet se me një automjet motorik me katër rrota, kishin përcjellë nëpër rrugë të ndryshme të qytetit një vajzë, gjë e cila kishte shkaktuar frikë dhe shqetësim te ankuesja. Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se të dyshuarit u arrestuan, pasi u bë kontrolli i vendbanimit të tyre. “Këtij rasti, dyshohet se i ka paraprirë një incident i disa ditëve më parë në mes të familjes së të dyshuarve dhe bashkëshortit të ankueses, rast i cili është proceduar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë”. “Pas intervistimit dhe veprimeve tjera hetimore, me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ‘Ngacmim’, është sekuestruar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale e gjithashtu me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftim. Sipas policisë, të dyshuarit A.G. 19-vjeҫar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i mitur K.H. 17-vjeҫar është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 1 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 8 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 9 orë më parë