‘Arrestim i menjëhershëm’: Kujdes nga këto e-maile, Policia paralajmëron qytetarët NULL NULL 28.10.2025 16:17 28.10.2025 16:17 Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim lidhur me shpërndarjen e disa e-mailave të rremë, që përmbajnë informacione të pasakta dhe të falsifikuara. Këto e-maile, që pretendohen të jenë të lëshuara nga zyrtarë të lartë të PK-së dhe organizata të tjera ndërkombëtare si FBI, INTERPOL dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike, përmbajnë njoftime të rreme lidhur me ftesa për arrestime ose detyra urgjente për t’u paraqitur në selinë e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës thekson se këto informacione nuk janë dokumente zyrtare dhe janë shpërndarë për qëllime mashtruese./Klankosova.tv