Arne Slot thyen “mallkimin”, e fiton ndeshjen hapëse me Liverpoolin NULL NULL 17.08.2024 15:46 17.08.2024 15:46 Mohamed Salah shënon ndaj Ipswichit, 17 gusht, 2024. Foto | AP Liverpooli ka arritur të fitojë ndeshjen hapëse të Premier Ligës angleze. Pjesa e parë u mbyll pa gola, dhe rastet i kishin vendësit e Ipswichit, të cilët e luajtën ndeshjen e parë në Premier Ligë pas rikthimit nga Championshipi. Në pjesën e dytë, Liverpooli tregoi më shumë karakter, duke arritur të shënojë dy herë – në minutat ’60 përmes Diogo Jotas dhe ’65 përmes Mohamed Salahut. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja. Por, në këtë ndeshje u thyen së paku dy rekorde. Kjo ishte ndeshja e parë për Arne Slot në Premier Ligë. Është e hera e parë që një trajner i ri i Liverpoolit, që nga viti 1991 kur drejtimin e klubit e kishte marrë Graeme Souness, që fiton ndeshjen hapëse të sezonit. Atëherë, Liverpooli fitoi 3-0 kundër Norwichit në Anfield. Ndërkaq, rekordi i dytë që u thye sot ishte ai nga “Mbreti Egjiptian”, Salah, i cili u bë lojtari me më së shumti gola (nëntë) në ndeshjet hapëse në historinë e Premier Ligës. Ndeshjen e radhës, Liverpooli e luan në shtëpi kundër Brendfordit, kurse Ipswichi i shkon Cityt. /Klankosova.tv