Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Armiku i Popullit” udhëton në Norvegji

NULL NULL
01.10.2015 17:03

Shfaqja “Armiku i Popullit” me tekst të Ibsenit dhe me regji të Dino Mustafiq do të udhëtojë në Skien të Norvegjisë.

Konferenca e Ibsenit që mbahet tradicionalisht në Norvegji këtë vit trajton temën më universale “Të vërtetën”. Aktorët më të njohur të Shkupit e Prishtinës, që luajnë në shfaqjen “Armiku i Popullit”, do të jenë pjesë e kësaj konference.

E realizuar nga “Teatri i një aktori” nga Shkupi dhe Teatri “Oda” nga Prishtina në interpretimin e dramës së Ibsenit marrin pjesë aktorët Bajrush Mjaku, Bislim Muçaj, Ilire Vinca, Alban Ukaj e Arta Selimi Kjo shfaqje do të jetë jepet para audiencës norvegjeze nga datat 12 deri më 16 tetor.

Shfaqja e parë do të prezantohet për pjesëmarrësit e konferencës dhe më pas do të shfaqet për publikun e gjerë.

Shqiptarja.com

lajme të ngjashme