“Armëpushimi i menjëhershëm mënyra e vetme për të zbatuar vendimin e GJND-së” NULL NULL 27.01.2024 10:11 27.01.2024 10:11 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. REUTERS Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze ka thënë se një armëpushim i menjëhershëm është mënyra e vetme për të zbatuar vendimin e GJND-së. Kjo ministri përmes një deklarate dënoi vazhdimin e kësaj lufte, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. Tutje në deklaratë thuhet se asnjë zyrtar i lartë izraelit nuk premtoi t’i përmbahej vendimit dhe zyrtarët e lartë, përfshirë Benjamin Netanyahu, sipas tyre, premtuan të vazhdonin luftën.