Armand Assante: Kosova ka një histori të jashtëzakonshme (VIDEO) NULL NULL 04.07.2015 20:35 04.07.2015 20:35 Ai luajti shumë filma të hollywood-it. Kurse projektin e radhës, aktori i njohur, Armand Assante e ka në Kosovë, ku do të jetë pjesë e filmi “Requiem for Europe”, i regjisorit kroat, Jakov Sedlar. Përmes tij, ata po duan të tregojnë telashet që ka njeriu i sotëm dhe forcën që ka ia për t’i kaluar ato. Asstante ka thënë se Kosova ka një histori të madhërishme e cila ka kaluar në shumë sfida. “Keni një histori të jashtëzakonshme, ajo nëpër çka keni kaluar është e vështirë, por është mrekulli se si ja keni dal mbanë, filmi tregon se arti ndihmon shoqërinë”, ka thënë Assante, transmeton Klan Kosova. Përkrah Assantes është edhe aktori i njohur kosovar Mensur Safqiu. Ai ka thënë se artistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi. “Kosova për momentin nuk duhet të presë, por ka nevojë për ndihmën e secilit prej nesh si individ për që ecë përpara”, ka deklaruar Safqiu. Përveç Safqiut, në këtë film marrin pjesë edhe artistet shqiptare Inva Mula, Ermonela Jaho, e Gresa Pallaska. Ato do të performojnë krah aktorëve të mëdhenj të Hollywood-it si Martin Sheen, Charlotte Rampling, Derek Jacobi e të tjerë. Gjatë xhirimeve në Kosovë, regjisori korat u njoh me gjendjen aktuale në vend. Atë e ka çuditur shumë një gjë. “Mendoj është turp. Ju si qytetarë të Kosovës së pavarur, në zemër të Evropës të udhëtoni ende me viza. Ju duhet të keni të drejtat e njëjta si popujt e tjerë, shpresoj që kjo të ndodh në një të ardhme të afërt”, ka thënë Jakov Sedlar, regjisori i filmit. Kronikë e Dafina Smajlit.