Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arma e projektuar që të mos shfrytëzohet nga terroristët mysliman

NULL NULL
04.09.2015 14:56

Një dyqan armësh në Florida, kanë lansuar një pushkë sulmi të firmës “Crusader”, që është e dizajnuar që “kurrë të mos përdoret nga terroristët mysliman”.

Në këtë pushkë është  e gdhenur një kryq ,dhe në anën tjetër të pushkës është e gdhenur psalmi 144:1, transmeton Klan Kosova.

“I bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mija për luftë, e gishtrinjtë për betejë”, shkruan në këtë psalm.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Ben Thomas,  është shprehur se ideja për këtë armë ishte që t’i ndalonte myslimanët që ta përdorin.

Kjo gjë ka ngritur debat në mesin e myslimanëve të ShBA-së.

Drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marëdhëniet amerikano-islamike në Floridë, Hasan Shibly, është shprehur se në këtë vit kanë ndodhur 205 vrasje masive  në ShBA dhe vetëm në njërën prej rasteve ishte i përfshirë një mysliman.

Ai madje ka ironizuar me këtë ‘shpikje’ duke thënë se nëse kjo armë nuk do të përdoret nga terroristët mysliman, atëherë do përdoret nga ata katolik.

lajme të ngjashme