Arlind Berisha fiton medaljen e artë në kupën e botës në artet mikse marciale NULL NULL 11.09.2021 21:35 11.09.2021 21:35 Arlind Berisha e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Botës U21 në artet mikse marciale, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke. Ai e mposhti ukrainasin Yaroslav Strilets me submission duke detyruar kundërshtarin ta dorëzojë meqin, njofton Klankosova.tv. Kjo është medalja e parë për Federatën e Arteve Mikse Marciale, e cila debutoi me Arlindin në garat ndërkombëtare. Federata e këtij sporti në vendin tonë është themeluar vitin e kaluar.