Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arkivoli që lundroi gjatë përmbytjeve

NULL NULL
03.06.2015 18:18

Një njeri  nga Houston  ka paditur varrezat ku gruaja e tij ishte varrosur tetë vite më parë.

Ai i paditi pasi arkivoli i gruas së tij doli mbi tokë gjatë përmbytjeve të fundit që bëri kërrdi në Teksas.

Përmbytjet shkaktuan që arkivoli që përmbante eshtrat e Carolyn Joyce Fobbs të dal mbi sipërfaqe dhe gjatë rrëshqitjes nëpër ujë përfundoi në një shteg për hiking, raporton KHOU, transmeton Klan Kosova.

Richard Lee, bashkëshorti i gruas të vdekur , tha se varrezat i thanë atij se ai do të duhet të paguaj një tarifë para se arkivoli të rivarroset përsëri.

Lee, 65, dhe gruaja e tij kanë qenë të martuar për 37 vjet para se ajo vdiq nga kanceri në mushkri në vitin 2007 në moshën 57 vjeç.

Ai tha se tragjedia nuk  duhej të ndodhte për shkak se gruaja e tij ishte varrosur me një shkop që ishte kundër përmbytjeve.

Avokatja  Lee, Annie McAdams, tha se klienti i saj  kishte paguar më shumë se 11,000 dollarë për shkop, i cili ishte paraparë të ndalonte përmbytjet.

“Është e qartë se diçka shkoi keq këtu,” tha McAdams e Houston Chronicle. ”

As varrezat dhe as kisha nuk i janë përgjigjur akuzave të Lee, dhe nuk kanë komentuar këtë rast.

klankosova.tv

lajme të ngjashme