Arkeologjia interes vital i Kosovës NULL NULL 16.03.2016 16:14 16.03.2016 16:14 Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka vizituar sot Institutin Arkeologjik të Kosovës, ku u është takuar me drejtuesit e këtij institucioni dhe me anëtarët e Këshillit Drejtues. Shala u njoftua nga afër me programin që ka ky institucion për gërmimet arkeologjike në këtë vit, por edhe me angazhimet tjera në restaurim, konservim dhe veçmas në promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Ai u shpreh seministria që drejton, trashëgiminë kulturore e trajton me një kujdes të veçantë, ndaj edhe kërkoi nga drejtuesit e këtij institucioni që të punohet me intensitet të shtuar, sidomos në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, meqë sivjet ky lokalitet parashihet të shpallet Park Arkeologjik, transmeton Klan Kosova. Poashtu, Shala theksoi se MKRS-ja po punon intensivisht në projektin e sinjalizimit të trashëgimisë kulturore, që gjithashtu është një projekt i rëndësie të veçantë për trashëgiminë e vendit tonë.