Ariu përpiqet të hyjë në shtëpi nga dera e qenit (VIDEO) NULL NULL 13.02.2024 14:33 13.02.2024 14:33 Ariu tenton të futet në një shtëpi në Uashington Kamera e sigurisë e shtëpisë së një gruaje në Uashington po regjistronte momentin kur një ari i madh u përpoq të hynte në shtëpinë e saj nga dera e qenit. Amy Holt tha se kamera regjistroi teksa ariu iu afrua derës së pasme të shtëpisë së saj në North Bend. “Videoja është krejtësisht argëtuese, por edhe më shqetëson pak nëse zgjohem në shtrat me ariun pranë meje”, tha Holt për KOMO-TV, transmeton Klan Kosova. Pamjet tregojnë përpjekjen e ariut për të shtrydhur derën e qenit, e cila doli të ishte shumë e vogël për të. Holt shtoi se ariu gjithashtu u përpoq të futej pa sukses përmes dritareve. “Ne jetojmë në një zonë rurale dhe takimet me arinjtë janë një pjesë normale e të jetuarit këtu. Është një nga gjërat që na pëlqen më shumë për të jetuar në North Bend”, theksoi Holt.