Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arineta Mula imazhi i North Face 

NULL NULL
29.06.2018 10:32

Bjeshkatarja dhe aktivistja kosovare Arineta Mula është një nga fytyrat e fushatës së kompanisë së njohur te veshjes për bjeshkë North Face në kuadër të fushatës së quajtur She Moves Mountains (ajo lëvizë bjeshkë).

Fotoja e saj nga Himalajet është e vedosur në një bilbord gjigant në ShBA ku ka filluar kjo fushatë. Arineta është pjesë e ekspeditës së parë kosovare për në pikën më të lartë të botës Mount Everest, në të njejtën kohë ajo ka ngjitur edhe shumë bjeshkë të tjera anë e mbanë botës.

Arineta tash në bashkëpunim me Balkan Natural Adventure është duke punuar ne promovimin e bjeshkëve të nemuna duke punuar si guidë me klientë anë e mbanë botës duke përfshi Singapurin, Britaninë, Kanadën dhe vende të tjera.

Ajo  është kosovarja e parë që punon si guide për një udhetim të plotë në Peaks of the Balkans një shteg mbi 100 kilometra. Deri tash guidat tjera femra kanë udhëhequr vetëm pjesë të këtj shtegu.

Në kuadër të punës së saj, Arineta bënë edhe promovimin e guides bjeshkatare te femrat që është një profesion specifik dhe mund të jetë një vend i mirë i punës që bashkon kënaqësin dhe të ardhurat.

 

lajme të ngjashme