Kapja e shtetit, Arifi: Veç ma ia ndërru Kosovës emrin në Vetëvendosje (VIDEO) NULL NULL 22.07.2026 13:57 22.07.2026 13:57 Në Kosovë po ndodhë një kapje e heshtur e shtetit nga partia në pushtet. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, në Kosova Today në Klan Kosova. “Nuk ka mekanizëm shtetëror, nuk ka agjencion që nuk po kapet në mënyrë graduale nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njerëzit e saj”, deklaroi Arifi në Klan Kosova. Ai shtoi se askush nga shoqëria nuk po merret me këtë kapje që po ndodh në çdo fushë. “Veç edhe emrin Kosovës me ia ndërru me ia bë Vetëvendosje”, shtoi ai në Klan Kosova.