Ariana Grande për shkak të bronkitit anulon koncertet NULL NULL 30.12.2018 10:30 30.12.2018 10:30 Këngëtarja më e lakuar në media Ariana Grande së fundi ka anuluar koncertet e fundjavës së Vitit të Ri, si shkak i gjendjes së saj shëndetësore. Ajo ka probleme me bronkitin, dhe në një postim në InstaStory Grande kërkoi falje të gjithë fansave të saj në Las Vegas për mospraninë e saj mbrëmjen e së shtunës, njofton Klan Kosova. Vlen të theksohet se ky ishte koncerti i saj i parë i madh i anuluar nga ana e saj që nga ndarja me ish të fejuarin Pete Davidson.