Arbëria – Prishtina dueli hapës i xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në futboll NULL NULL nga Lirim Peci 19.02.2021 12:09 nga Lirim Peci 19.02.2021 12:09 Arbëria dhe Prishtina takohen për herë të tretë këtë sezon. Lipjanasit me objektivin për të marrë pikë të rëndsishme në luftën për mbijetesë ndërsa Prishtina për të vazhduar ndjekjen e skuadrave lidere. Ky takim luhet të premten dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. 13:00 Arbëria – Prishtina ART SPORT 1 Kur janë luajtur tashmë 19 takimet e para, Prishtina është e treta në tabelë me 35 pikë të grumbulluara ndërsa Arbëria mbanë pozitën e gjashtë me 22 pikë. Të dy skuadrat priten ta kenë nga një mungesë në këtë takim, të besuarit e Zekirija Ramadanit do jenë pa Otto John kurse Arbërisë së drejtuar nga Arbnor Morina i mungon kapiteni Labinot Ibrahimi për shkak lëndimi. Ky duel pritet të jetë mjaftë interesant dhe do të startojë nga ora 13:00.