Arben Fetahu, rizgjidhet kryetar i FBK-së NULL NULL 30.08.2024 20:34 30.08.2024 20:34 Arben Fetahu është rizgjedhur Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Siç ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës, në kuvendin e rregullt zgjedhor kanë marrë pjesë 31 delegatë nga 33 sa numëron kuvendi dhe më të gjitha votat pro, Fetahu do të vazhdojë të drejtojë basketbollin e Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme. Fetahu ishte zgjidhur kryetar i FBK-së në vitin 2018, duke pasuar Erolld Belegun, derisa më 2020 vazhdoi mandatin për katër vitet e ardhshme. Më pas janë zgjidhur nënkryetarët e FBK-së që për katër vitet e ardhshme do të jenë: Artan Kurti dhe Fatmir Gashi.