Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Antidroga zbarkon në disa lokacione në Prishtinë

NULL NULL
06.08.2025 13:01
Arrestim - Fotografi ilustruese

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë është duke zhvilluar aksion në disa lokacione në Prishtinë, ku cak janë të dyshuarit që merren me shitblerje dhe shpërndarje të drogës.

Siç mëson Klankosova.tv, operacioni do të zhvillohet edhe në disa lokacione të tjera, që do të kontrollohen nga hetuesit e Antidrogës.

Sipas informacioneve të para, pritet të sekuestrohet një sasi e narkotikëve.

Lidhur me këtë, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë informacione./Klankosova.tv

lajme të ngjashme