Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anthony Fauci e vlerëson performancën e Brad Pitt

NULL NULL
28.04.2020 17:45

Gjatë një paraqitje televizive në “Un Nuevo Dia” të Telemundo për të diskutuar pandeminë, Dr. Anthony Fauci, foli edhe për aktorin Brad Pitt.

Ai u pyet se çfarë mendonte për portretizimin që Brad Pitt i bëri atij në një emision ku ironizoi me Presidentin Donald Trump.

“Unë mendoj se ai ishte i shkëlqyeshëm”, tha mjeku dhe imunologu 79-vjeçar për paraqitjen e Pitt në “Saturday Night Live”.

“Dua të them, unë jam një adhurues i madh i Brad Pitt dhe kjo është arsyeja pse kur njerëzit më pyesin se kush do të doja të më portretizonte mua, unë përmend Brad Pitt sepse ai është një nga aktorët e mi të preferuar. Mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme “.

Bazuar në mënyrën se si Pitt mbylli performancën e tij në “SNL” – duke falënderuar Faucin dhe ata që janë të angazhuar në linjën e parë në luftimin e pandemisë Covid-19 – duket që edhe aktori është fanc i ekspertit shëndetësor.

Brad Pitt ironizon me presidentin Donald Trump (VIDEO)

lajme të ngjashme