Anna Luhrmann: Plani evropian, mundësi unike, mund t’i largojë pengesat midis Kosovës dhe Serbisë NULL NULL 22.02.2023 12:30 22.02.2023 12:30 Anna L¸hrmann bei der Pressekonferenz Folgen des Klimawandels, Verwundbarkeiten und Anpassung - Nationale Vorstellung des 6. IPCC-Sachstandsberichts im Haus der Bundespressekonferenz. Berlin, 28.02.2022 *** Anna L¸hrmann at the press conference Consequences of Climate Change, Vulnerabilities and Adaptation National Presentation of the 6 IPCC Assessment Report at the Haus der Bundespressekonferenz Berlin, 28 02 2022 Foto:xF.xKernx/xFuturexImage Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do ta kenë një takim të nivelit të lartë në Bruksel më 27 shkurt. Fokusi I takimit do të jetë propozimi franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë takim dhe procesin në përgjithësi ka folur, Anna Luhrmann, Ministrja e Shtetit të Gjermania në Zyrën e Jashtme Federale. “Propozimi mund të nxisë procesin e normalizimit në të mirë të qytetarëve të tyre. Ai mund t’i largojë pengesat në rrugën e mëtejme drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik. Ai saktësisht mund të jetë një nxitje politike dhe ekonomike për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet peng nga kjo çështje e pazgjidhur. Të gjitha vendet anëtare shpresojmë që Serbia dhe Kosovës ta zënë këtë shans unik dhe histori. Evropa është duke përqafuar këtë rajon si kurrë më parë: Duart tona janë aq ta hapura, por që ne kemi nevojë që të dyja palët të veprojnë me konstruktivitet”, është shprehur ajo për EuropeanWesternBalkans.com INTERVISTA E PLOTË: Si i shihni bisedimet aktuale në mes të Kosovës dhe Serbisë? Besoni që pranimi i propozimi franko-gjerman do ta përmirësojë situatën? Anna Luhrmann: Progresi drejt normalizimit të qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë është urgjent më tepër se kurrë. Propozimi evropian, i bazuar në një iniciativë franko-gjermani, është mundësi unike për të dyja palët. Pranimi i propozimi mund të jetë fundementalisht dhe qëndrueshëm që t’i përmirësojë marrëdhëniet në mes të dyja shteteve”, është shprehur ajo. Propozimi mund të nxisë procesin e normalizimit në të mirë të qytetarëve të tyre. Ai mund t’i largojë pengesat në rrugën e mëtejme drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik. Ai saktësisht mund të jetë një nxitje politike dhe ekonomike për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet peng nga kjo çështje e pazgjidhur. Të gjitha vendet anëtare shpresojmë që Serbia dhe Kosovës ta zënë këtë shans unik dhe histori. Evropa është duke përqafuar këtë rajon si kurrë më parë: Duart tona janë aq ta hapura, por që ne kemi nevojë që të dyja palët të veprojnë me konstruktivitet. Serbia është ende i vendi i vetëm kandidat që nuk ka është në linjë me Politikën e Jashtme të BE-së. Përqindja e rreshtimit të Serbisë me BE-në gjatë vitit 2022 ka rënë nga 62 në 48 përqind për shkak të mungesës së vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. A është i nevojshëm rreshtimi me Politikën e Jashtme të BE-së për progres të mëtejmë të Serbisë drejt BE-së, sipas perspektivës gjermane? Anna Luhrmann: Lufta e paligjshme dhe brutale kundër Ukrainës fundamentalist ka alarmuar kushtet gjeopolitike sipas së cilave Serbia është duke synuar anëtarësimin në BE. Rusia në mënyrë flagrante është duke shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe duke kërcënuar sigurinë në Evropë – përfshirë Ballkanin. Këto janë arsyet për sanksione të fuqishme, të cilat, Bashkimi Evropian, ShBA, Britania e Madhe dhe shumë partnerë të tjerë i kanë vendosur ndaj Rusisë. Rreshtimi me Politikën e Jashtme të Përbashkët dhe Politikën e Sigurisë së BE-së është një pjesë e rëndësishme e procesit të pranimit. Ajo i jep dëshmi faktit që një vend ndan vlera me BE-në. Mirëpresim që Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë duke zbatuar sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Si vend kandidat ne presim që Serbia që angazhohet në mënyrë të ngjashme. Rreshtimi me Politikën e Jashtme të BE-së, më e rëndësishmja karshi Rusisë, është kyç për progres të mëtejmë të Serbisë në rrugën drejt BE-së. Shumë besojnë që situata gjeopolitike në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë do ta zhvendos fokusin e BE-së nga demokracia në rajon. Si e shihni situatën e tanishme të demokracisë në rajon dhe mendoni që ajo demokraci dhe sundimi i rendit dhe ligjit do të jenë shtyllat qendrore të procesit të pranimit në BE? Anna Luhrmann: Bashkimi Evropian është një bashkësi e ndarjes së vlerave dhe principeve. Demokracia është principi bazik dhe i mbështetur nga shtetet anëtare të BE-së. Si sundimi i rendit dhe ligjit, është pjesë e të ashtuquajturës kriterit të Kopenhagës të vitit 1933 për t’u anëtarësuar në BE. Kjo nuk ka ndryshuar dhe as do ndryshojë. Në këtë kuptim, ende ka punë për t’u bërë në vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila gjithashtu reflekton në raportin e Komisionit Evropian vjetor për vendet. Vitin e kaluar, ka pasur disa propozime për reformimin e politikës së zgjerimit të BE-së, sikurse faza e pranimit. Çfarë mendoni rreth këtij propozimi dhe si do ta përmirësojë procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor? Anna Luhrmann: Qëllimi përfundimtar i procesit të zgjerimit është sigurimi i stabilitetit, paqes dhe mirëqenies për të gjithë Evropën dhe përmirësimi i jetës së njerëzve. Kjo është arsyeja se pse Gjermania dhe vendet tjera anëtare mbështesin zgjerimin e Be-së në përgjithësi dhe aspiratën e veçantë të Ballkanit Perëndimor. Ne të gjithë e dimë që rruga për pranim kërkon durim, përpjekje dhe angazhim. Përndryshe në mbështesim diskutimet. Ne duam që t’u tregojmë njerëzve në vendet kandidate se sa kanë arritur progres në këtë rrugë. Bëhet fjalë për përmirësime konkrete dhe “të prekshme” të cilat kanë ndikim pozitiv në jetët e njerëzve – sikurse pjesëmarrja në programet e BE-së para anëtarësimit të plotë dhe qasjes në fonde të konsiderueshme të parapranimit./KlanKosova.tv