Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Isniqi i vitit 1976 rikthehet përmes fotografive të Ann Christine Eek

NULL NULL
05.12.2019 07:19

Në vitin 1976, fotografja Ann Christine Eek ka qëndruar me muaj të tërë nëpër disa familje të fshatit Isniq.

Ajo i kthehet edhe një herë këtij rajoni me ekipin e Klan Kosovës për t’u kurorëzuar me një ekspozitë që mbahet sonte Galerinë e Ministrisë së Kulturës (Qafa) e që na kthen në imazhet e viteve të 70-ta.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë ajo dokumentoi përmes mijëra fotografive mënyrën e jetesës së shqiptarëve në Kosovë, me fokus rajonin e Dukagjinit, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Për shkak të qasjes më të kufizuar në botën më të mbyllur të gjinisë mashkullore të asaj kohe, Eek projektin e saj e kishte koncentruar në tregimet e pesë grave të fshatit. Edhe pse Eek nuk fliste shqip, gratë shpejt e pranuan atë, duke mos u vënë në siklet nga prezenca e saj.

Kjo marrëdhënie i mundësoi Eek të lëvizte e pavërejtur, të fotografonte gratë gjithnjë duke punuar, në shtëpi apo në bjeshkë, duke pjekur bukë, zier, thurur, endur në vek, duke u kujdesur për fëmijët dhe duke u kujdesur për të lashtat dhe bagëtinë.

Sot, si dokumentim i një rëndësie historike, nëpërmjet 50 fotografive bardh e zi, Ann Christine Eek na tregon se si dukej jeta e përditshme në një fshat të Kosovës në vitin 1976, përmes narrativit të grave të cilat e ftuan në shtëpitë e tyre.

Në 2020, ajo do të publikojë këtë histori në formë të librit me po të njëjtin titull, “Albanian Village Life – Isniq, Kosovo 1976” në bashkëpunim më ish-Ambasadorin e Kosovës në Washington, Avni Spahiu.

klankosova.tv

lajme të ngjashme