Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anija e Marinës Britanike rrëzon me sukses dronin e Houthit

NULL NULL
28.01.2024 21:41
Foto ilustruese

Një anije luftarake e Marinës Mbretërore  me sukses një sulm me dron nga rebelët Houthi në Detin e Kuq të shtunën, ka njoftuar sekretari i mbrojtjes.

Grant Shapps tha se Mbretëria e Bashkuar mbeti “e patrazuar” pas sulmit nga grupi rebel i mbështetur nga Irani, duke shtuar se angazhimi i qeverisë për të mbrojtur jetët e pafajshme dhe lirinë e lundrimit ishte “absolutisht i palëkundur”, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Asnjë nga ekuipazhi nuk u lëndua dhe HMS Diamond ishte i padëmtuar, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Anija e rrëzoi dronin duke përdorur sistemin e saj të mbrojtjes raketore.

lajme të ngjashme