Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anglia s’tregon hiç respekt për Irlandën, e mposht bindshëm

NULL NULL
17.11.2024 20:48

Anglia sonte ka shënuar fitore të thellë ndaj irlandës, në ndeshjen e fundit të UEFA Nations League për sezonin 2024.

“Tre luanët” fiton me rezultat 5:0.

Golat e fitores për anglezët i realizuan Harry Kane, Gordon, Conor Gallagher, Bowen dhe Hardwood-Bellis.

Me këtë fitore, Anglia shkon në kuotën e 15 pikëve dhe tashmë zyrtarisht rikthehet në Ligën A të UEFA Nations League.

Njëherit kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin, Lee Carsley, i cili do ia liroj vendin Thomas Tuchelit gjatë muajit janar të vitit 2025.

lajme të ngjashme