Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Andorra – Shqipëria, direkt në Klan Kosova

NULL NULL
13.11.2025 13:44

Ndeshja Andorrë – Shqipëri, do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova të enjten me fillim nga ora 20:45.

“Kuqezinjtë” do të ‘zbarkojnë’ sonte në “Estadi Nacional d’Andorra”, për ta zhvilluar një nga ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Me fitore, djelmoshat e Sylvinhos do ta siguronin playoff-in.

Derisa, Klan Kosova do ta transmetojë po ashtu edhe ndeshjen e fundit të kualifikimeve me Anglinë, që zhvillohet në “Air Albania” më 16 nëntor me fillim nga ora 18:00.

Shqipëria, aktualisht renditet e dyta në Grupin K me 11 pikë, shtatë më pak se Anglia.

Para ndeshjes me Andorrën, më 11 tetor Shqipëria arriti fitore historike ndaj Serbisë 0:1, në “Duboçica” me golin e Rey Manajt. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme