Ancelotti krahason Bellinghamin me Kakan NULL NULL 14.11.2025 19:17 14.11.2025 19:17 Ish-trajneri i Real Madridit tani përzgjedhës i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar mesfushorin anglez Jude Bellingham, të cilin e ka krahasuar me Kakan. Bellingham u la në stol për ndeshjen kualifikuese të Anglisë për Kupën e Botës kundër Serbisë të enjten. 22-vjeçari është lënë jashtë nga Tuchel disa herë, një lëvizje që ka përmbledhur sezonin e tij deri tani. Ancelotti ishte trajner i Real Madridit kur Bellingham u transferua nga Borussia Dortmund për 88 milionë paund në vitin 2023. Tani, trajneri italian është rikthyer në Londër për miqësoren e Brazilit kundër Senegalit në Emirates Stadium të shtunën pasdite. Trajneri legjendar foli për Bellingham dhe e krahasoi atë me ikonën Kaka, i cili njihet si një nga mesfushorët më të mëdhenj në histori. “Mendoj se Jude është një lojtar fantastik. Nëse duhet të krahasoj, mundem me Kakan. Ai është një lloj lojtari i tillë, shumë inteligjent, fizikisht shumë i fortë, fantastik për të mbërritur në zonë në momentin e duhur. “Ai po bën shumë mirë, dhe ndoshta ka pasur një problem me shpatullën. Ka qenë jashtë për dy ose tre muaj, tani është kthyer. Por pse duhet të vendosni një pikëpyetje mbi Bellingham?” Ancelotti foli edhe për sjelljet dhe qëndrimin e Bellinghamit: “Jo, unë kurrë nuk kam pasur një problem me Jude për qëndrimin e tij. Ai është shumë profesionist, shumë serioz, punon fort në stërvitje, ashtu siç bëjnë të gjithë lojtarët anglezë. Dhe jo nuk kam pasur asnjë ankesë.” Kësisoj, për Kosovën kjo është medalja e parë e artë në Kroaci ndërsa numri mund të rritet edhe përmes Flaka Loxhës.