Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anamorava një ditë para zgjedhjeve (VIDEO)

NULL NULL
06.06.2026 18:37

Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, po lajmërohet nga Anamorava, ku gjithçka raportohet të jetë gati për zgjedhjet e nesërme.

Të drejtën e votës në komunën e Gjilanit e kanë 102 mijë e 225 votues, të cilët do të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë në 37 qendra të rregullta votimi, përkatësisht në 127 vendvotime.

Qendra më e madhe e votimit është shkolla “Thimi Mitko”, e cila ndodhet jo larg vendit nga ku raportoi Bajrami, në qendër të qytetit. Në këtë qendër pritet të votojnë rreth 12 mijë qytetarë.

Sipas informacioneve që Klani ka marrë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha përgatitjet për procesin zgjedhor janë përfunduar.

Materiali josensitiv tashmë është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa materiali sensitiv pritet të shpërndahet në orët e hershme të mëngjesit, para hapjes së vendvotimeve në orën 07:00.

lajme të ngjashme